8 Janar 2017 - 21:36
Ozil ka edhe 18 muaj në kontratë me Arsenalin dhe thotë se dëshiron të mbesë më gjatë në Londër, por fillimisht dëshiron të shohë që edhe Wenger do të mbesë në skuadër.
“Jam shumë i lumtur te Arsenali dhe e kam njoftuar klubin se jam i gatshëm të nënshkruaj kontratë të re. Fansat më duan dhe tani është gjithçka në duar të klubit. Klubi e di se jam këtu më së shumti për shkak të Arsene Wengerit. Ai është që më bindi dhe në të cilin besoj. Klubi e di se dua ta kem të qartë se çfarë do të bëjë trajneri në të ardhmen”, ka thënë reprezentuesi gjerman për “Kicker”, transmeton koha.net.
28-vjeçari Ozil ka pasur 140 paraqitje për Arsenalin dhe ka shënuar 29 herë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...