8 Janar 2017 - 15:41
Lajmi raportohet nga “Gazzetta Dello Sport”. Manaj aktualisht është pjesë e Pescarës skuadër tek e cila u aktivizua në gjysmën e parë të sezonit në formë huazimi, por sipas të gjitha gjasave kuqeziu do të largohet nga stadiumi “Adriatico” në këtë sesion merkatoje. Manaj do të rikthehet fillimisht te Interi që është edhe klubi që zotëron kartonin e tij, për t’u huazuar më pas në një tjetër skuadër, transmeton Supersport.
Seria B nuk do ishte një opsion i keq për lojtarin pasi në këtë kampionat, 19-vjeçari do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të fitojë më shumë eksperiencë.
Cesena e ka kërkuar dhe 1 vit më parë Manajn pikërisht në merkaton e janarit, por në atë periudhë bomberi shqiptar vendosi të qëndronte tek Interi. Tashmë skuadra romanjole interesohet sërish për futbollistin e Kombëtares Kuqezi dhe mundësitë që Manaj të transferohet në stadiumin “Dino Manuzzi” ekzistojnë, edhe pse Las Palmas vazhdon të qëndrojë në “pole-position” për të marrë shërbimet e tij.
Me Pescarën, Manaj është aktivizuar në total në 12 ndeshje të Serisë A, duke realizuar dhe 2 gola.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...