Foto: Koha / ilustrim

Vokrri nesër takime me zyrtarë të UEFA-s

8 Janar 2017 - 15:29      

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka udhëtuar sot në Zvicër për t’u takuar me zyrtarë të UEFA-s.

Përmes një komunikate për media FFK bën të ditur se nesër ai do të takohet me zyrtarë të UEFA-s për të biseduar bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së, transmeton Koha.net.

“Sot, më 8 janar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri udhëtoi për në Cyrih të Zvicrës, ku u takua me anëtarin e KE, Flamur Bunjaku, më të cilin nesër do të udhëtojnë në Nyon ku në selinë e UEFA-s do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund t’i ofrojë FFK-së në këtë periudhë”, thuhet në komunikatë.

Në mbrëmje Vokrri është i ftuari i FIFA-s, dhe do të jetë i pranishëm në galambrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistët të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih, thuhet në komunikatë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...