7 Janar 2017 - 21:14
Sipas tij klubi pejan i ka mbetur borxh edhe 2 mijë euro, ndërsa përveç tij thotë se janë mashtruar edhe volejbollisti tjetër nga Moldavia, Vasile Talpa, e trajneri bullgar Vladimir Orlov, të cilëve klubi Peja iu ka borxh të njëjtën shumë secilit.
Predius Serghei për Koha.net ka thënë se në gusht të 2016, ishte kontaktuar nga krerët e KV Pejës për mundësinë që ai të luante në klubin kosovar nga tetori 2016 deri në prill 2017.
“Vladimir Orlov u bashkua me klubin e Pejës në gusht, kurse unë dhe Vasile Talpa u bashkuam në tetor. Të gjitha negociatat për kushtet e kontratës i kemi mbajtur me Hysni Prelvukajn. Me të u pajtuam që ne të merrnim pagë 800 euro në muaj”, thotë ai.
Një tjetër anëtar i klubit që kishte përgjegjësi për ta thotë se ishte edhe Skender Krasniqi.
“Tjetri anëtar i stafit të klubit që kishte përgjegjësi për ne ishte Skender Krasniqi. Për tre muaj, në vazhdimësi na kanë mashtruar dhe gënjyer. Ata nuk na dhanë kontratat, që është një shkelje shumë e madhe për të drejtat e atletëve”, shprehet Serghei për Koha.net.
Ai gjithashtu thotë se, “krerët na premtuan që nëse e fitonim Kupën atëherë do të merrnim paratë tona. Ne e fituam atë dhe nuk morëm asgjë”.

Volejbollisti nga Moldavia më tutje thotë se më 24 dhjetor e kishin kuptuar se askush nuk do iu jepte para.
“Ata na premtuan se do të marrim paratë tona, por më 24 dhjetor e kuptuam që askush nuk do të na jepte para. Skender Krasniqi na dha nga 100 euro, kurse Hysni Prelvukaj u largua drejt Amerikës këtë ditë pa na lajmëruar neve për këtë. Prandaj më 25 dhjetor ne u larguam drejt Republikës së Moldavisë të mashtruar dhe me mendime shumë të këqija për Kosovën. Ata na kanë borxh secilit nga 2 mijë euro”, ka thënë Serghei për Koha.net.
Ai më tutje thotë se rastin do ta dërgojnë edhe në Federatën e Evropiane të Volejbollit.
“Deklarojmë me plotë përgjegjësi se që të dy, Hysni Prelvukaj dhe Skender Krasniqi janë mashtrues. Synojmë të bëjmë padi, si dhe ta dërgojmë rastin në Federatën e Evropiane të Volejbollit”, përfundon ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...