Edhe Nuri Seferi protestoi në Francë për lirimin e Haradinajt [foto/video]

7 Janar 2017 - 19:29      

Lirimin e liderit të AAK-së dhe ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e kërkuan sot në Francë dhjetëra qytetarë.

Në mesin e tyre ishte edhe boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i cili ka postuar një video në Facebook gjatë protestës në Colmar, kurse disa foto të tij ka dërguar në redaksi një lexues i Koha.netit.

Dhjetëra qytetarë sot protestuan në Colmar kundër mbajtjes në arrest të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u ndalua ditë më parë në pjesën franceze të Bazelit pas një urdhërarresti që Serbia e ka lëshuar për të në vitin 2004.

“Apelit për protestë paqësore në mbështetje të gjeneralit, Ramush Haradinaj i bashkohem edhe unë me krenarinë më të madhe”, kishte shkruar ditë më parë Seferi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...