Sadiku zyrtarizohet te Lugano

7 Janar 2017 - 19:06      

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku është përforcimi më i ri i skuadrës së Luganos, transmeton Koha.net.

Ai është huazuar te Lugano deri në fund të sezonit nga skuadra e Zurichut. 25 vjeçari rikthehet te skuadra ku kishte shënuar 24 gola në 43 ndeshje për një sezon e gjysmë nga korriku i 2012-ës deri në janar të 2014-ës në Challenge League.

Sulmuesi shqiptar do të jetë nën urdhrat e Paolo Tramezzani, ish-ndihmës i trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...