Prishtina prezanton përforcimet, mungon ende trajneri

6 Janar 2017 - 19:45      

Sigal Prishtina ka prezantuar tre përforcimet e reja, basketbollistët të cilët janë të gatshëm të paraqiten qysh në ndeshjen e radhës.

Drejtuesit e bardhekaltërve, angazhuan qendrat Urim Zenelaj e Nenad Delliq, si dhe basketbollistin që luan në pozitat 2-3, amerikani Grant Johnson.

Zenelaj, rikthehet në Prishtinë pas dy sezoneve të kaluara te Ylli në Therandë.

Qendra tjetër Nenad Delliq, vitin e kaluar luajti për Pejën, ndërsa në gjysmësezon ishte pjesë e Rilski Sportist, kundërshtarit të Prishtinës në FIBA Europe Cup, raporton KTV.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Prishtina. Sezonin e kaluar isha te Rilski, por pas eliminimit nga Europe Cup, skuadra nisi të humbë shumë ndeshje. Për këtë arsye erdha te Prishtina për të luftuar për tre trofe, pasi ky është synimi im. Do të luajë tash edhe kundër Pejës, që do të jetë vështirë për mua, por mendojë se e kam kryer punën time si duhet atje”

Johnson do të ketë përgjegjësi udhëheqjen e lojës së Prishtinës ndërsa vjen nga Luksemburgu pas një aventure të shkurtër atje.

“Unë kam luajtur në Suedi dhe për një kohë të shkurtër edhe në Luksemburg. Pas kësaj mu dha mundësia të vijë këtu dhe dua të bëhem pjesë e sukseseve. Këtu jam pritur mirë, njerëzit janë shumë të mirë dhe ushqimi i mirë e lirë. Unë jam i gatshëm për sfidat e titujve.”

Megjithatë klubi vazhdon të jetë pa trajner, pasi ende nuk është arritur marrëveshja me trajnerin italian Marco Calvani i cili është duke e shqyrtuar ofertën dhe kushtet e klubit.

Nëse arrihet marrëveshja, ajo do të jetë afatgjate prej dy vjetësh.

Skuadra sfidën e parë të vitit të ri e ka më 10 dhjetor në kryeqytet kundër ekipit bullgar Beroe. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...