5 Janar 2017 - 10:55
Në turneun e saj të rikthimit pas katër muajve pushim dhe vuajtje me lëndime të shpatullës e gjurit, fituesja e 22 Grand Slameve, Williams u eliminua në rrethin e dytë nga Brengle me 2:1 në sete (6:4, 6:7 dhe 6:4) në një meç në të cilin bëri plot 88 gabime të pasforcuara, shkruan CNN.
Amerikania 35-vjeçare e pati të vështirë të përballojë kushtet me erë të fortë dhe e vlerësoi performancën e saj kundër tenistes numër 72 në botë Brengle si "joprofesionale", përcjell Koha Ditore.
"Ajo ka bërë punë shumë më të mirë se sa unë. Mua vërtet më kanë neveritur kushtet atmosferike. Nuk besoj se kam bërë ndonjëherë 88 gabime në një meç në karrierë. Kështu që nuk ka nevojë të shikoj prapa në një meç kaq të keq që kam bërë. Unë vërtet mendoj se kam luajtur shumë keq. Më duhet të kthehem në dërrasë të zezë, pasi ishte lojë shumë joprofesionale nga unë", ka thënë Williams.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...