Foto: Koha

Kosova turpërohet në tentim për të arritur fitoren historike

5 Janar 2017 - 09:13      

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës patën forcë t'i bënin ballë Estonisë, vetëm në 5-6 minutat e parë të ndeshjes, kur e rivalizuan me lojë dhe rezultat.

Më pas gjithçka foli për estonezët, të cilët të mërkurën mbrëma në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë, fituan thellë 31:17 ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së parë të eliminatoreve për Evropianin 2020, shkruan Koha Ditore.

Trajneri dhe hendbollistët kosovarë ishin shprehur optimistë se kjo ndeshje është shansi i artë për të shënuar fitoren e parë në ndeshje ndërkombëtare, por në tentim për këtë, Kosova u turpërua.

Ky është cikli i tretë eliminator për Kosovën dhe ajo është ende në pritje të fitores. Suksesi më i madh mbetet barazimi në xhiron e kaluar kundër Turqisë. Ndërkohë, ka edhe një humbje ndaj Turqisë, kurse ndeshjen e fundit të kësaj faze, Kosova e luan të dielën në Polva të Estonisë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...