Një vit si trajner i Realit, këto janë statistikat e Zidaneit

4 Janar 2017 - 14:48      

Zinedine Zidane ka mbushur një vit në stolin e Real Madridit.

Në janarin e vitit 2016, presidenti Florentino Perez kishte shkarkuar Rafa Benitez nga stoli i trajnerit të Realit dhe në vendin e tij kishte emëruar legjendën Zinedine Zidane.

Ndonëse pati skepticizëm rreth francezit, ai i mbylli gojën të gjithë kritikëve duke fituar tre trofe në debutimin e tij si trajner, transmeton kp.

Reali fillimisht u shpall kampion i Evropës duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, më pas fitoi Superkupën e Evropës dhe në fund të vitit u shpall kampion i botës për klube.

Përveç këtyre trofeve Zidane ka edhe statistika të frikshme për kundërshtarët e tij. Në 53 ndeshje sa ka drejtuar Realin ai numëron 41 fitore, 10 barazime dhe vetëm dy humbje.

Aktualisht ‘Los Blancos’ janë në një seri prej 37 ndeshjes pa disfatë si dhe prijnë në La Liga si skuadra e parë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...