Wenger: S’e kam parë Ozilin qe një javë

4 Janar 2017 - 12:47      

Ozili mbetet jashtë fushës i sëmurë dhe nuk pritet të luajë për Gunners të paktën deri më 14 janar, ndërsa deri tani ka munguar në dy ndeshjet e fundit, transmeton koha.net.

Arsene Wenger ka konfirmuar se Mesut Ozil nuk është afër kthimit në aksionet e ekipit të parë për shkak se ai mbetet i sëmurë.
Ozil nuk ka luajtur që nga fitorja e Arsenalit 1 me 0 kundër West Brom.

Mesut Ozil është kritikuar shumë pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër Everton e Manchester City.
“Nuk e kam parë Ozilin qe një javë” ka thënë trajneri francez i Arsenalit, Wenger.

“Nuk ishte një vendim i lehtë mospërfshirja e tij në ekip. Ai është ende në shtrat. Ai ende nuk është i gatshëm, dhe nuk mendoj se ai do të jetë i gatshëm as për lojën e ardhshme, pasi ai nuk ka bërë asgjë qe një javë”, ka thënë Wenger.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...