Guardiola vlerëson se po i afrohet fundit të karrierës

4 Janar 2017 - 12:50      

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se po i afrohet fundit të karrierës si trajner dhe se nuk do të jetë në profesionin e trajnerit derisa të mbush 65 vjet.

Spanjolli 45-vjeçar ka qenë në drejtim të Barcelonës e Bayern Muenchenit, para se të zëvendësonte Manuel Pellegrinin në krye të Manchester Cityt në verë të vitit të kaluar.

“Do të jem te Manchesteri për tre stinorët e ardhshëm, ndoshta edhe më tepër”, tha Guardiola, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “Unë nuk do të qëndroj në bankinë derisa të jem 60 apo 65 vjet. Po e ndiej se procesi i lamtumirës sime ka filluar tashmë”.

Guardiola ka fituar 14 trofe në katër vjet me Barcelonën, përfshirë La Ligan tri herë dhe Ligën e Kampionëve dy herë.

Ai mori një vit pauzë para se të merrte drejtimin e Bayern Muenchenit në verën e vitit 2013. Skuadrën bavareze e udhëhoqi drejt tre titujve rresht të Bundesligës, por dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...