Defoe, 34-vjeçar, nuk po tregon shenja të lodhjes

4 Janar 2017 - 12:18      

Trajnerit të Sunderlandit, David Moyes, i ishte bërë javën e kaluar pyetja nëse Jermain Defoe po përmirësohet me kalimin e viteve.

Moyes ishte hezitues të pranonte këtë, por tha se Defoe 34-vjeçar tash është në kulm të fuqisë dhe nuk po tregon sinjale se po e lëshon energjia.

Moyes në fakt mund të ketë qenë gabim, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Defoe me dy golat e shënuar ndaj Liverpoolit të hënën, me të cilat i siguroi një pikë skuadrës së tij, ka arritur në shifrën e 11 golave në Premier League këtë stinor.

Vetëm një herë më parë sulmuesi kishte shënuar aq gola në momentin e ndeshjes së parë të tij të janarit, dhe kjo ishte për Tottenhamin në stinorin 2009/10, në të cilin ekipi londinez kishte përfunduar në pozitë të katërt në renditje dhe në përbërje kishte emra si Gareth Bale e Luka Modriq.

Për Sunderlandin kësaj radhe do të mjaftonte pozita e katërt nga fundi, vetëm për të siguruar mbijetesën. Dhe kjo e bën numrin e golave të shënuar nga Defoe këtë stinor edhe më të jashtëzakonshëm, pasi po shënon te një skuadër që po lufton për mbijetesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...