4 Janar 2017 - 11:50
Sulmuesi i Melbourne Victory e kaloi rekordin e Archie Thompsonit prej 90 golave të hënën me një gol të shënuar nga në penallti kontroverse në minutën e 30-të në fitoren 4:2 të Melbournet ndaj Newcastle Jetsj, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ky ishte goli i 91-të i Berishës në A-League.
Që nga transferimi te Brisbane Roar në vitin 2011, Berisha ka dominuar A-Leaguen e Australisë. Ai ka shënuar në ndeshjen e tij të dytë, shënoi “hat-trickun” më të shpejtë në ligë në ndeshjen e katërt, dhe i dha kapak stinorit debutues me shpërthim në finalen e madhe.
Golat e tij kanë kontribuar në fitimin e tre titujve, dy titujve të stinorit të rregullt dhe një Kupe të Australisë.
Ajo që dallon Berishën është dëshira e tij për të fituar me çdo kosto. Uria e tij për të pasur topin në këmbë, për të shënuar gola dhe për të arritur sukses bie në sy. Thjesht, fitimi i ndeshjeve të futbollit për të ka më tepër rëndësi sesa për shumicën e lojtarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...