4 Janar 2017 - 11:22
Të shoqëruar prej trajnerëve të përfaqësueses së Kosovës, atletët fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit po e kalojnë në Ulqin ku po përgatiten për edicionin e vitit 2017, shkruan sot “Koha Ditore”. Kampi përgatitor i Federatës së Atletikës të Kosovës ka nisur më 24 dhjetor dhe po vazhdon ende.
Kampi i fundvitit nuk është diçka e re për atletikën kosovare. Që nga viti 2009, atletët më të mirë në vend ndërrimi i moteve i gjen në qytetin shqiptar të Malit të Zi.
“Atletika nuk ka kurrë pushim. Atletët gjithmonë janë në terren. Jo vetëm këtë vit, por prej vitit 2009 ndërrimin e viteve e presim në Ulqin, në përgatitje”, ka thënë të martën sekretari i përgjithshëm i Federatës së Atletikës të Kosovës (FAK), Abdurrahman Shkodra.
Duke folur në terma më profesionale, Shkodra, edhe vetë një atlet, ka thënë se qëllimi i kampit është “krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të performancës së lartë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...