Trepça në vështirësi për të kryer obligimet ndaj BIBL-it

4 Janar 2017 - 10:50      

Trepça ka kohë deri të premten në orën 14:00 për të përmbushur obligimet financiare ndaj Ligës Ballkanike në Basketboll (BIBL).

Në të kundërtën, Trepça mund të përjashtohet nga kjo ligë rajonale. Këtë “kërcënim” Liga Ballkanike e ka bërë publik më 30 dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri të martën Trepça nuk i ka kryer obligimet, por drejtori i klubit, Besim Braha, është i bindur se obligimet do të kryhen deri të premten, ndonëse pranon se ka vështirësi. Ai pret përkrahjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës e po ashtu përkrahjen e sponsorëve për të kryer obligimet dhe për të vazhduar garimin në Ligën Ballkanike.

Ky është edicion debutues i Trepçës në ligën rajonale, përkatësisht në gara ndërkombëtare. Trepça bën pjesë në grupin B dhe me tri fitore e katër humbje është ende në garë për të kaluar në raundin e dytë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...