
4 Janar 2017 - 09:49
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të mërkurën (sot) nga ora 19:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë e pret Estoninë në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kosova me Estoninë do të përballet edhe të dielën në qytetin estonez Polva, për t'i dhënë fund fazës së parë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Të përzgjedhurit e Taip Ramadanit i kanë luajtur tashmë dy ndeshje në kuadër të Grupit B.
Më 2 nëntor të vitit të kaluar në Ankara, Kosova pësoi nga Turqia me shifrat 26:22, ndërsa më 6 nëntor në Prishtinë barazoi 24:24 po me Turqinë. Ishte kjo pika e parë e Kosovës në kualifikime, pasi në dy ciklet e kaluara kishte regjistruar vetëm humbje. Tani Kosova synon fitoren e parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...