Chapecoense transferon 20 futbollistë, të mbijetuarit i pret akoma në ekip

3 Janar 2017 - 23:29      

Chapecoense, klubi brazilian që humbi shumicën e ekipit si pasojë e aksidentit me aeroplan, do të transferojë rreth 20 futbollistë për sezonin e ri dhe do të ruajnë numrat e fanellave për dy të mbijetuarit me shpresën se ata do të luajnë sërish.

Më 28 nëntor, thuajse i gjithë ekipi i parë kishte ndërruar jetë pasi aeroplani i klubit ishte aksidentuar në Kolumbi, ku pritej të zhvillohej finalja e Copa Sudamericana ndaj Atletico Nacionalit.

Qendërmbrojtësi Neto dhe mbrojtësi anësor Alan Ruschel mbijetuan, sikurse edhe portieri Jackson Follman, që pati dëmtime të shumta në këmbë.

Drejtori i klubit Rui Costa ka deklaruar se të tre futbollistët e mbijetuar kanë rol të rëndësishëm në këtë klub.

“Askush nuk do të bartë fanellat me numrat që mbanin Jackson Follman, Neto apo Alan Ruschel”, ka deklaruar Costa. “Më shumë se vetëm kontribut ndaj tyre, presim që Alan dhe Neto të kthehen dhe t’i bartin sërish. Follman fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje, por ai do të ketë hapësirën e tij këtu. Të vetmit që mund t’i bartin ata numra janë ata”.

Costa ka shtuar se klubi do të transferojë 18-20 lojtarë para nisjes së sezonit të ri më 26 janar. Ai po ashtu ka pranuar se shumë klube ju kanë ofruar lojtarë në formë huazimi dhe atë pa kurrfarë dëmshpërblimi, transmeton koha.net.

“I kemi shikuar 90 lojtarë, e shkurtuam listën në 50 dhe tani në fund kishim një listë prej 38 lojtarëve, që e përgjysmuam në atë që kemi sot”, ka shtuar Costa. “Kemi një grup gati për pjesën prisezonale. Do të kemi rreth 25-27 lojtarë”.

Klubi, të cilit iu dhurua Copa Sudamericana, ka refuzuar propozimin që të mbetet pjesë e Series A, edhe nëse me pikë nuk arrin të mbijetojë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...