Wenger mbron Xhakën: Nuk ishte penalti

3 Janar 2017 - 23:17      

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka dalë në mbrojtje mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, duke thënë se atij iu bë e padrejtë kur gjyqtari akordoi penalti ndaj Arsenalit.

Xhaka kishte shtyrë një kundërshtar në pjesën e parë brenda zonës së rreptësisë duke ndihmuar Bournemouthin për të dyfishuar epërsinë në 2 me 0 ndaj “Topçinjve”, në barazimin 3 me 3. Bournemouthi shënoi edhe golin e tretë me ndërhyrje jo të rregullt, sipas Wengerit.

“Nuk ishte penalti, ose nëse ishte atëherë ishte ndërhyrje jo e rregullt edhe në Bellerinin. Shtyrja nga Xhaka ishte më e dobët se ajo që kundërshtari bëri në golin e tretë”, ka deklaruar pas takimit Wenger.

Arsenali ishte duke humbur me rezultat 3 me 0, por arriti që në fund të nxirrte një pikë për të mbetur akoma në pozitën e katërt.

 


bournemouth vs arsenal 2 - 0 by 0-tv
Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...