Arsenali nuk arrin të dalë nga pozita e katërt

3 Janar 2017 - 22:40      

Arsenali ka barazuar 3 me 3 me Bournemouthin në xhiron e 20-të në Premier Ligë, duke mbetur akoma në pozitën e katërt në tabelë.

Bournemouthi si vendas arriti dy gola të shpejtë në 20 minutat e parë. I pari shënoi Charlie Daniels në minutën e 16-të, ndërsa i dyti Callum Wilson pesë minuta më vonë, nga penaltia që e shkaktoi Granit Xhaka.

Ryan Fraser trefishoi epërsinë e vendasve në minutën e 58-të, para se Alexis Sanchez dhe Lucas Perez të ngushtonin gjithçka në 3 me 2 deri në minutën e 75-të.

Nga minuta e 83, Bournemouth zhvilloi ndeshjen pa një lojtar, për shkak të ndëshkimit me të kuq të Simon Francisit. Këtë e shfrytëzuan për mrekulli “Topçinjtë” që në minutat shtesë barazuan gjithçka përmes Olivier Giroudit, që shënoi pas asistimit të Granit Xhakës.

Arsenali ka 41 pikë në tabelë, një më pak se Manchester City që është i treti.Liverpooli si i dyti ka 44 pikë, e Chelsea si lider 49, por me një ndeshje më pak të luajtur. Chelsea luan nesër me Tottenhamin që është i pesti e që ka 39 pikë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...