Mavraj synon me Hamburgun të mbesë në Bundesliga 1

3 Janar 2017 - 17:35      

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, ka mbajtur sot stërvitjen e parë me klubin e ri Hamburg.

Mavraj, që në këtë afat kalimtar u transferua nga Kolni, thotë që me klubin e ri ka synim të mbesë në Bundesligën 1, pasi Hamburgu është në zonën e largimit nga liga.

“Jam i gëzuar që jam këtu në Hamburg. Qëndrimi në ligë është qëllimi kryesor. Punën e kemi nisur që nga sot. Pres të kem rol të rëndësishëm në ekip dhe dua të marr përgjegjësinë. Përvoja luan rol të rëndësishëm. HSV është klub i madh me tifozë të mrekullueshëm dhe dua që ata të buzëqeshin në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë Mavraj në intervistën e parë si futbollist i Hamburgut.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...