Griezmann shumë i lumtur tek Atletico

3 Janar 2017 - 16:43      

Antoine Griezmann ka thënë se është shumë i lumtur te Atletico Madridi dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi spanjoll sivjet.

Francezi vitin e kaluar kaloi në një formë të jashtëzakonshme, duke qenë top-golashënues i Euro 2016 dhe i nominuar për Topin e Artë.

Edhe pse në qershorin e kaluar nënshkroi kontratën pesëvjeçare, Griezmann vazhdimisht është lidhur me një largim nga kryeqyteti spanjoll, me Manchester Unitedin si destinacion të mundshëm pasi pranoi se do të donte të luante me Paul Pogban në nivelin e klubeve.

Arsenali, Paris Saint-Germaini dhe Chelsea gjithashtu kanë shprehur interesim për francezin, i cili është lodhur nga raportimet për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur te Atletico, jam krenar që luaj për këta fansa, me këta lojtarë dhe me këtë trajner”, ka thënë Griezmann për AS.

“Nuk më pëlqejnë këto pyetje [për të ardhmen] – mos më goditni me pyetje për të ardhmen sepse lojtarët si Cristiano [Ronaldo], [Lionel] Messi ose [Gareth] Bale, askush nuk i pyet ata se ku çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm ose ku do të luajnë”.

“Jam i lumtur dhe po e shijoj jetën tek Atletico, mos më pyesni për të ardhmen time”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...