Foto: Reuters

Conte: Të gjithë duan të na ndalin, kjo më motivon

3 Janar 2017 - 15:45      

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte në prag të përballjes me Tottenhamin ka thënë se ndeshjet e tilla e motivojnë, ndërsa ka theksuar se e di që të gjitha ekipet duan të ndalin hovin e tyre.

Chelsea është në një seri prej 13 fitoreve radhazi në Premier Ligë dhe mbanë vendin e parë në tabelë, transmeton Koha.net.

“Këto ndeshje me motivojnë. Tani mendoj se çdo ekip dëshiron të ndalë formën tonë, jo vetëm Tottenhami. Nëse shikoni tabelën, ne kemi vetëm pesë pikë para vendit të dytë, Liverpoolit dhe shtatë ndaj të tretit, Manchester Cityt. Liga është e hapur, kjo është vetëm ndeshja e parë e pjesës së dytë të sezonit. Liga është shumë e vështirë, në çdo ndeshje mund të humbësh pikë. E rëndësishme është që të mbajmë fokusin në secilën ndeshje pa marr parasysh a luani kundër Tottenhami apo dikujt tjetër”, është shprehur Conte, raporton BBC.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...