Foto: Reuters

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë me formën e lartë

2 Janar 2017 - 20:07      

Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar me formën e lartë në ligë, duke e mposhtur si mysafir West Ham Unitedin.

Në këtë fitore të Manchester Unitedit formën e lartë po e vazhdon edhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq, që shënoi një nga dy golat e këtij takimi që e çojnë në kuotën e 13 golave në Premier Ligë.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e 15 me karton të kuq u ndëshkua Feghouli.

Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” e shfrytëzuan epërsinë e një lojtari në fushë, duke shënuar dy herë, përmes Matas e Ibrahimoviqit.

Me këtë fitore Manchester Unitedi renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, vetëm katër pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...