Ndalet Liverpooli, fiton City

2 Janar 2017 - 17:53      

Liverpooli është ndalur pas katër fitoreve rresht në Premier Ligë.

Ekipi i Jurgen Kloppit barazoi 2 me 2 si mysafir i Sunderlandit.

Daniel Sturridge kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 19-të, ndërsa Jermaine Defoie barazoi nga penaltia gjashtë minuta më vonë. Skenar i ngjashëm ishte edhe në pjesën e dytë. Sadio Mane kaloi Liverpoolin sërish në epërsi në minutën e 72-të, ndërsa 12 minuta më vonë Defoe me një tjetër gol nga penaltia barazoi gjithçka në 2 me 2.

Adnan Januzan te Sunderlandi u paraqit për 79 minuta.

Në takimin tjetër të kësaj xhiro, Manchester City arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 2 me 1 ndaj Burnleyt.

Edhe pse City luajti pa një futbollist që nga minuta e 32-të, kur Fernandinho u ndëshkua me të kuq, ekipi i Pep Guardiolas arriti të shënonte fitoren e 13-të sivjet.

Gael Clichy dhe Sergio Aguero shënuan për Cityn, ndërsa Mee për Burnleyn.

Liverpooli me këtë barazim mbetet i dyti në tabelë me 44 pikë, ndërsa i afrohet City që tani është i treti me 42. Chelsea mbetet lider me 49 pikë, por me një takim më pak të luajtur.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...