Urime, Bes: Berisha hyn në histori të futbollit në Australi

2 Janar 2017 - 14:29      

Besart Berisha u bë golashënuesi më i mirë në historinë e ligës superiore australiane, A-League, kur skuadra e tij Melbourne Victory shënoi fitoren 4-2 në shtëpi kundër Newcastle Jets.

Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë, që tani ka deklaruar se do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen, shënoi nga pika e bardhë 30 minuta pas fillimit të ndeshjes për të arritur në shifrën e 91 golave të shënuara në këtë garë, duke e kaluar rekordin që më parë e ndante me ish-bashkëlojtarin e tij, Archie Thompson.

“Ia doli. Besart Berisha ka thyer rekordin historik të A-League për gola të shënuar. Urime, Bes”, ka shkruar skuadra në Twitter, transmeton Koha.net.

Berisha në këtë ndeshje ndikoi edhe në golin e Marco Rojas për të dyfishuar avantazhin e Victory katër minuta më pas, dhe kështu Rojas shënoi golin e nëntë këtë sezon.

“Të përgëzoj vëlla Besart Berisha. Nëse do të duhej që rekordi im të thyhej, jam i gëzuar që u thye nga një profesionist i vërtetë”, ka shkruar Thompson në profilin e tij në Twitter.

Kjo fitore forcon pozitën e dytë të Victorys në tabelë dhe i sjellë 7 pikë larg liderit të tabelës, Sydneyt.

Jets, ndërkaq, janë në pozitën e 7-të me vetëm 3 fitore nga 13 ndeshje, ndonëse kjo disfatë ishte e para në katër ndeshje.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...