Deklaratat e bujshme të 2016-s

2 Janar 2017 - 21:01      

Zlatan Ibrahimoviq, Usain Bolt e Michael Phelps nuk janë yje vetëm për shkak të superioritetit të tyre në garat që marrin pjesë. Të tillë këtë vit janë treguar edhe me deklaratat e tyre.

Ibrahimoviq iu bashkua Manchester Unitedit këtë verë në moshën 35-vjeçare dhe pati shumë arsye të fliste, ndërsa Bolt e Phelps kanë shkëlqyer në lojërat olimpike “Rio 2016”, të cilat ishin të fundit për ta, shkruan “Koha Ditore”.

Atletikë

“Ja ku e keni. Unë jam më i madhi”, ka thënë sprinteri xhamajkan Usain Bolt, pasi siguroi tripletën e trefishtë olimpike, duke fituar të artat në 100 metra, 200 metra dhe 4x100 metra sprint edhe në “Rio 2016”, siç i kishte fituar në “Londra 2012” dhe “Pekini 2008”.

“Duhet të bëj një listë të re të dëshirave. Kam arritur të gjitha që kam dashur në atletikë”, ka shtuar rekordmeni i botës në 100 e 200 metra sprint, Bolt. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...