2 Janar 2017 - 19:35
Për disa grupe të tifozëve, tribunat bëhen edhe më të veçanta. Tifozët ndiejnë një lloj energjie, një forcë shtesë nga emrat e grupeve që mbajnë, kryesisht të shtazëve apo shpendëve që sundojnë pyjet, shkruan “Koha Ditore”.
Gjashtë prej 12 skuadrave të Superligës mbajnë emra kafshësh të forta e shpendësh grabitqarë.
Tifozët e klubit kampion, Ferronikelit, njihen me emrin “Tigrat e zi”, ata të Besës “Shqiponjat”, të Gjilanit “Skifterat”, Drenicës “Shqiponjat e zeza”, Ferizajt “Ujqit” dhe të Hajvalisë “Arushat”.
Pra, nuk ka emra të shtazëve e shpendëve “të liga” si “Lepurushat”, “Bilbilat” e të ngjashëm.
Shumë prej emrave të grupeve kanë lidhje edhe me luftën e fundit në Kosovë dhe me flamurin kombëtar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...