Doellmania në Kosovë

2 Janar 2017 - 16:50      

Kur në mesin e muajit qershor Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dha njoftimin për natyralizimin e basketbollistit të parë të huaj, të paktë ishin ata që besonin në këtë. Edhe më të paktë ishin kur u bë i ditur emri i lojtarit.

Bëhej fjalë për yllin e Barcelonës, Justin Doellman, shkruan “Koha Ditore”.

Shpejt nisën spekulimet. Mediat serbe nisën “të shpurdhnin” duke bërë që edhe drejtuesit e Federatës spanjolle të reagonin.

FBK-ja ndërkohë la një datë kur amerikani do t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në stërvitje për eliminatoret e Evropianit dhe deri atëherë gjithçka ishte pezull.

Madje, derisa Doellman u paraqit në stërvitje me Kosovën, as drejtuesit e FBK-së nuk besonin se kishin arritur ta “bënin për vete” njërin prej basketbollistëve më të mirë në Evropë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...