
2 Janar 2017 - 13:04
Ishte medalja e parë e fituar ajo që e mbajti në fillim të karrierës Majlinda Kelmendin në xhudo, në vjeshtën e vitit 2000, shkruan “Koha Ditore”. Ishin javët e para të saj në këtë sport dhe kampionia e mëvonshme kishte mëdyshjet se a të vazhdonte me xhudo.
Vetëm dy javë pasi ishte njoftuar me këtë sport luftarak, Majlinda si pjesë e klubit të xhudos “Ippon” nga Peja, mori pjesë në një turne në Sarajevë.
Xhudo ende ishte enigmë për të, por vajza e re në shtëpi u kthye me medalje. Kjo ishte më e rëndësishmja për 9-vjeçaren. Ajo kishte një medalje. Nuk kishte rëndësi mënyra se si u fitua medalja. Nuk kishte rëndësi që humbi luftën e vetme të zhvilluar në Sarajevë.
E rëndësishme ishte që fitoi medaljen. Ishte medalje e bronztë, që ndahet për vend të tretë. Majlinda e mori atë vetëm pse në kategori ishin tri xhudiste. Kishte për të tria medalje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...