ZYRTARE: Grant Johnson basketbollisti më i ri i Prishtinës

2 Janar 2017 - 11:53      

Klubi basketbollistik Prishtina ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me lojtari amerikan, Grant Johnson, i cili luan në pozitat 2-3.

Johnson, i gjatë 196cm, sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit Navezis, Lituani ku në Baltic League kishte mesatare prej 10.1 pikëve dhe 3.3 kërcimeve për ndeshje.

Lojtari në fjalë njihet si lojtar mjaft eksploziv dhe pritet t’i jap shumë energji lojës së klubit më të trofeshëm në vend.

“Grant, welcome to the home of champions!!!”, ka përfunduar njoftimi i KB Prishtinës. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...