Arsenali shfrytëzon gabimin e Cityt [video]

1 Janar 2017 - 18:49      

Arsenali është rikthyer në vendin e tretë në Premier Ligë pas gabimit të djeshëm të Manchester Cityt, që dje u mposht nga Liverpooli.

Skuadra e Arsene Wengerit e mposhti 2 me 0 Crystal Palacen, raporton Koha.net.

Në këtë takim një gol spektakolar e shënoi sulmuesi francez Olivier Giroud në minutën e 17, pas asistimit nga Sanchez.

Kurse golin e dytë e shënoi Iwobi në minutën e 56.

Me këtë fitore Arsenali rrëmben pozitën e tretë me 40 pikë, tre pikë pas Liverpoolit, dhe nëntë prapa Chelseat që mban kreun e tabelës.


O463466 by enjoylivehdi

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...