Më shumë se futboll

1 Janar 2017 - 20:19      

E ngushtë ishte fitorja e Kosovës më 3 maj në Kongresin e UEFA-s, mbajtur në Budapest të Hungarisë. Të ngushta nuk ishin edhe humbjet që Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i pësoi në çerekun e fundit të vitit.

Me gjithë humbjet në fushën e blertë, 2016-a vlerësohet viti më i rëndësishëm në historinë e futbollit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Një proces i nisur në vitin 1991 me pavarësimin e futbollit kosovar, u mbyll këtë vit - me pranimin e Kosovës në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe më pas në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Pranimi nisi të konkretizohej menjëherë, ndër të tjera, me paraqitjen në eliminatore për Botërorin "Rusia 2018" të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Loja më e popullarizuar, në vend vazhdon të përballet me telashe e vështirësi. Infrastruktura sportive vazhdon të lërë shumë për të dëshiruar - Kosova nuk ka stadium që të luajë ndeshje ndërkombëtare - ndërsa futbollin ende e rëndojnë edhe probleme të tjera, kryesisht të natyrës ekonomike. Por pranimi në UEFA e FIFA ka bërë që futbolli kosovar të prekë nivele më të larta.

Më shumë para janë investuar në futboll pas pranimit, motivi i të rinjve për të luajtur lojën është më i madh. Tashmë ekziston mundësia që të shijohet skena e madhe ndërkombëtare me skuadër apo me përfaqësuese. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...