Kane barazon rekordin e Thierry Henryt

1 Janar 2017 - 18:01      

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka arritur të shënojë po aq gola sa legjenda e Arsenalit, Thierry Henry në 100 ndeshjet e para në Premier Ligë.

Ai ka shënuar 59 gola në 100 paraqitje në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

Kane shënoi dy herë sot në fitoren e thellë prej 1-4 kundër Watfordit. Ai realizoi dy gola të shpejtë në minutat 27 dhe 33. Sulmuesi anglez cilësohet si një nga më të talentuarit aktualisht në Premier Ligë, ndërsa është pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Tottenhamit.

Henry gjatë gjithë karrierës së tij në Premier Ligë me Arsenalin ka shënuar 175 gola, që e bën golashënuesin e pestë më të mirë në histori të ligës. Kësaj liste i prinë Alan Shearer me 260 gola.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...