Foto: Reuters

Conte ofron 30 milionë euro për “Chichariton”

1 Janar 2017 - 10:56      

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez “Chicharito”.

Mediat angleze shkruajnë se tekniku italian është i vendosur për të blerë një sulmues të ri në janar.

Conte synon ta forcojë repartin e sulmit, në mënyrë që të gjejë një partner të denjë për Diego Costan.

Thuhet se në krye të listës së Contes është sulmuesi meksikan, i cili po bën sezon të mirë me Leverkusenin.

Blutë e Londrës janë gati t’i investojnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili duket se do të rikthehet në Premier League.

Në anën tjetër, Conte është duke e vëzhguar edhe sulmuesin e Swanseas, Fernando Llorenten, me të cilin Conte ka punuar tek Juventusi. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...