Foto: Reuters

Liverpool fiton betejën për pozitën e dytë

31 Dhjetor 2016 - 20:22      

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar dominimin në Anfield duke mposhtur Manchester Cityn me rezultatin minimal prej 1-0.

Me golin e shënuar në minutën e 8-të nga mesfushori Gini Wijnaldum, “Të kuqtë” i siguruan kështu edhe 3 pikë të plota në betejën direkte për pozitën e 2-të në tabelë kundër Cityt.

Ndeshja u përshkua me shumë tension nga të dyja skuadrat, ndonëse nuk patën shumë raste shënimi as njëra e as tjetra deri në përfundim.

Skuadra e Jurgen Klopp, me këtë fitore ka përforcuar pozitën e 2-të në Premier Ligë, që është 6 pikë prapa kreut që po vazhdon të mbahet nga Chelsea e që po shkëlqen.

Ndërkaq City, me këtë humbje ka mbetur në pozitën e 3-të, me gjithsejtë 4 pikë prapa Liverpool dhe 10 pikë larg kreut.  

Kjo humbje e Cityt nënkupton se skuadra e Pep Guardiolas nuk ka fituar në Anfield që nga viti 2003 – e ajo ishte fitorja e vetme e tyre në këtë stadium që nga formimi i Premier Ligës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...