Ronaldo: Paratë nuk janë më të rëndësishmet për mua

31 Dhjetor 2016 - 13:40      

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetë për të.

Portugezi, që është njeri prej lojtarëve më të paguar në botë, së fundmi ka marr një ofertë prej 300 milionë euro nga një klub kinez, siç ka bërë të ditur ditë më parë agjenti i tij, Jorge Mendes.

Sipas raporteve thuhet se Madridi ka refuzuar ofertën, ndërsa edhe Ronaldo nuk dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

“Synimi im është që të mbajë nivelin tim. Kam edhe disa vite për të luajtur futboll. Kam nënshkruar një kontratë të shkëlqyeshme me Niken dhe Real Madridin. Jam i kënaqur dhe i bekuar të nënshkruaj kontrata të tilla në moshën time. Kjo më jep edhe më tepër motiv. Por, për mua paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Ato i shikoj vetëm si mjet që të jem më i rehatshëm, dhe i pavarur pasi të përfundojë karrierën e futbollit”, ka thënë ai për ONE TV. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...