31 Dhjetor 2016 - 13:10
Tenisti i bashkohet listës së sportistëve olimpikë që arritën sukses në Lojërat Olimpike të Rios. Në listën që kanë marrë titullin e kalorësit janë Mo Farah dhe fituesja e medaljes së artë olimpike, Jessica Ennis-Hill.
Murray sivjet fitoi për herë të dytë në karrierë titullin e Wimbledonit dhe Olimpiadën. Skocezi arriti pozitën e parë në ranglistën botërore për herë të parë në karrierën e tij, transmeton Koha.net.
Një burim i afërt me tenistin ka thënë se Murray nuk do të pranojë titullin dhe refuzon që zyrtarisht të quhet Sir Andy në Wimbledon.
Zyrtarët kanë thënë se Murray, 29-vjeçar, bëhet personaliteti më i ri që merr titullin e kalorësit në kohërat moderne.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...