Coutinho, futbollisti më i mirë brazilian në Evropë

31 Dhjetor 2016 - 12:33      

Mesfushori i Livërpoolit, Philippe Coutinho ka fituar çmimin “Samba Gold”, i cili i jepet futbollistit më të mirë brazilian në Evropë, transmeton Koha.net.

24 vjeçari ishte më i votuari nga gazetarët, ish-profesionistët dhe aktiv, si dhe fansat, me 32.13 për qind të votave që i siguruan këtë çmim, shkruan faqja zyrtare e Liverpoolit.

Coutinho, që momentalisht është i lënduar, ka shënuar 13 gola gjatë këtij viti ndërsa është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës së Jurgen Kloppit.

Ai gjithashtu ka shkëlqyer me kombëtaren e Brazilit, me të cilën sivjet shënoi kundër Argjentinës, Bolivisë, si dhe shënoi hat-trick kundër Haitit.

Fituesit e më parshëm të “Samba Gold”, që filloi më 2008, janë edhe Kaka, Luis Fabiano, Maicon, Thiago Silva e Neymar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...