Alban Veseli me gjuajtjen më të rëndësishme të vitit 2016 në BIBL [video]

31 Dhjetor 2016 - 10:07      

Liga Ballkanike (BIBL) ka bërë përzgjedhjen e gjuajtjes më të rëndësishme në vitin 2016.

Është tre pikëshi i Alban Veselit që i dha fitoren Pejës në përballje me Sutjeskan më 7 dhjetor, transmeton Koha.net.

Veseli shënoi në sekondat e fundit të takimit, për t’i dhënë fitoren prej 76-74 Pejës në një ndeshje shumë të vështirë.

“Gjatë vitit 2016 kishte ndeshje shumë dramatike, dhe me përfundime emocionale. Shumë ndeshje u vendosën në minutat apo sekondat e fundit. Një ndeshje e tillë ishte edhe ajo ndërmjet Pejës dhe Sutjeskas më 7 dhjetor. Përderisa Sutjeska ishte në epërsi prej një pike, në skenë doli Alban Veseli, i cili me tre pikësh u bë hero i skuadrës vendase, duke i dhënë Pejës një fitore shumë të rëndësishme”, thuhet në faqen e BIBL.

Më poshtë mund të shikoni këtë tre pikësh të Veselit, por edhe momentet kryesore të ndeshjes.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...