Shkëndija kërkon trajnerin Brdariq, synohet edhe mbrojtësi Jashanica

31 Dhjetor 2016 - 09:34      

Një emër i madh i futbollit europian për stolin e Shkëndijës.

Edhe pse për momentin në krye të skuadrës tetovare mbetet Jeton Beqiri, që së fundmi është pajisur edhe me licencën UEFA Pro, klubi po planifikon manovra të mëdha për të ardhmen.

Burime të “Supersport” bën të ditur se preferenca për stolin është Thomas Brdariq. Ish-sulmuesi i Kombëtares gjermane, që prej vitit 2009 ka nisur karrierën si trajner, duke punuar kryesisht me skuadra të vogla në vendin e tij, ndërsa në edicionin 2014-2015 drejtoi edhe ekipin e dytë të Wolfsburgut.

41-vjeçari ka një eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, mbi të gjitha kur ishte futbollist aktiv.

Brdariq numëron 8 ndeshje me përfaqësuesen e “pancerëve”, ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e disa prej skuadrave më prestigjioze në Gjermani, nga Stuttgarti, për të vazhduar me Fortuna Düsseldorf, Bayer Leverkusen, Hannover dhe Wolfsburgut.

Objektivi i Shkëndijës është që akordi me Thomas Brdariq të arrihet prej merkatos së janarit, për të nisur një projekt ambicioz, jo vetëm në drejtim të rezultateve, por edhe për një organizim bashkëkohor të skuadrës.

Me skuadrën shqiptare që mbetet në garën për titull në Ligën e Parë maqedonase, përveç lëvizjeve në stafin teknik, në klubin tetovar synojnë të përforcojnë edhe skuadrën. Objektivi kryesor është mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Palët kanë zhvilluar bisedimet paraprake, por përveç lojtarit, Shkëndija duhet të bindë edhe korçarët, që kanë ende edhe 6 muaj kontratë me lojtarin. Jashanica nuk është dëshira e vetme e tetovarëve, pasi nga Skënderbeu synohet edhe një mesfushor, që do të kompletonin radhët e kuqezinjve në garën drejt titullit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...