Adriano drejt largimit nga Milani, në vend të tij një spanjoll

31 Dhjetor 2016 - 08:29      

Largohet Luiz Adriano dhe vjen Gerard Deulofeu. Lëvizje e dyfishtë në shtëpinë e Milanit me skuadrën kuqezi që në vetëm pak orë është privuar nga një sulmues për të firmosur me një tjetër sulmues.

Nuk ka ende asgjë zyrtare por është thuajse i sigurt largimi i brazilianit Luiz Adriano për te Spartaku i Moskës dhe afrimi në formë huazimi nga Evertoni i spanjollit Deulofeu, transmeton Supersport.

Nuk bëhen të ditura termat e marrëveshjes që ka cuar Luiz Adrianon te Spartaku i Moskës por shumë shpejtë ish sulmuesi i Shakthar Dontesk do të kryejë vizitat mjekësore me skuadrën ruse.

Milani lirohet në këtë mënyrë nga paga e lartë prej 3 milionë Eurosh që përfitonte 29-vjecari brazilian në një sezon me kuqezinjtë. Në një sezon e gjysmë me Milanin Luiz Adriano u aktivizua në 36 ndeshje duke realizuar dhe 6 gola.

Ndërkohë drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur akordin me Evertonin për transferimin në formë huazimi të ish lojtarit të Barcelonës Gerard Deulofeu. Talenti 22-vjecar i cili është edhe kapiteni i përfaqësues Shpresa të Spanjës, aktivizohet si sulmues krahu dhe do të jetë një alternativë e vlefshme për trajnerin Montella në repartin e avancuar me këtë të fundit që me Deulofeu mund të zëvendësojë një mes Niang dhe Susos.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...