Guardiola: City ende nuk mund të krahasohet me Liverpoolin e Unitedin

30 Dhjetor 2016 - 22:18      

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se ekipi i tij nuk mund të krahasohet me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin sa i përket historisë, por që ekipi i tij duhet të shokjë hap pas hapi.

Ai këto komente i bëri në prag të takimit të nesërm me Liverpoolin, për të cilin thotë se përfundimisht është në garë serioze për titull, transmeton Koha.net.

“Këtë vit e kam parë mjaft shpesh Liverpoolin, ata me të vërtetë janë kandidatë për titull. City nuk mund të krahasohet me atë se çfarë bëri Liverpooli dhe Unitedi në 30-4- vitet e fundit, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi. Kjo është mënyrë më e mirë për t’u përmirësuar. City është ekip me histori por i ri në aspektin e synimeve”, është shprehur Pep, raporton Sky Sports.

Ai ka folur edhe për përballjen e nesërme, ndërsa ka falënderuar klubin e Liverpoolit për ftesën për të shikuar përballjen ndaj Stoke Cityt, të cilën “Të Kuqtë” e fituan me rezultat 4-1.

“Kisha pushim, familjen nuk e kisha këtu dhe vendosa të shkoj. Faleminderit Liverpoolit, që më ftoi dhe për biletat. E shikova takimin dhe kjo ishte e tëra. Ne duhet të barazojmë intensitetin e tyre. Anfieldi do të luajë një rol shumë të madh. I kam parë të gjithë garuesit për top katërshe, prandaj do të jetë një luftë shumë e mirë deri në fund të sezonit”, është shprehur ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...