Las Palmas pas Rey Manajt

30 Dhjetor 2016 - 18:25      

Pas konfirmimit se Rey Manaj kërkohet edhe në Spanjë, tashmë zbulohet emri i skuadrës së interesuar për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Në gjurmët e 19-vjeçarit, që do të largohet nga Pescara ku luajti i huazuar nga Interi, është vënë Las Palmasi. Skuadra e drejtuar nga Quique Setien, e cila e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dhjetë mbetet një prej surprizave të La Liga-s spanjolle.

Në skuadrën e Ishujve Kanarie aktualisht konkurrenca në sulm është mjaft e madhe, pasi aty luajnë spanjolli Tana, kroati Livaja e argjentinasi Araujo por edhe marokeni El Zhar, transmeton Supersport.

Afrimi i Rey Manajt do të bënte që nga ekipi i Las Palmasit të largohen Tyronne dhe Asdrubal, të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në dispozicion deri në këtë pjesë të kampionatit. Fjalën e fundit do ta kenë klubi i Interit, që zotëron kartonin e lojtarit kuqezi, por edhe vetë sulmuesi, i cili ka oferta në Itali, ku ndër skuadrat më të interesuara është Empoli.

Në gjysmën e parë të këtij sezoni me Pescarën, Rey Manaj ka realizuar dy gola në 12 ndeshje, ku në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka qenë zgjedhje e parë për trajnerin Massimo Oddo.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...