29 Dhjetor 2016 - 21:35
Shkodran Mustafi është rikthyer në trajnimet e Arsenalit dhe është i gatshëm që të paraqitet kundër Cristal Palace të dielën.
Mbrojtësi shqiptar që luan për reprezentacionin gjerman, ka tre javë që nuk është duke luajtur për shkak të lëndimeve, të marra në lojën kundër Stoke City, ku fituan 3 me 1.
Por tani Arsene Wenger ka konfirmuar se Mustafi është në opsion për të luajtur kundër Palace, së bashku me Danny Welbeck e Alex Oxade-Chamberlain në dispozicion.
Welbeck nuk ka luajtur as një minutë gjatë këtij sezoni por është rikthyer në të gjitha trajnimet pas lëndimit të gjurit, derisa Oxalde-Chamberlain do të ketë teste në fitnes, por besohet se do të jetë në dispozicion.
“Shkodrani është kthyer në trajnimet normale dhe ai do të rikthehet në ekip”, ka thënë trajneri francez Wenger për ueb faqen zyrtare të klubit të Arsenal.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...