Dhuna në sport tani dënohet me ligj

29 Dhjetor 2016 - 17:08      

Sot, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Parandalimin e Dhunës dhe të Dukurive të tjera negative në Sport, me të cilin parashihen masat për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve jo të mira në ngjarjet sportive, obligimet e organizatorit të ngjarjes sportive, si dhe kompetencat e organeve zyrtare për shqiptimin e masave për parandalim të këtyre dukurive, transmeton koha.net.

Po ashtu, ky ligj trajton parandalimin e dukurive negative si kurdisjet ë ndeshjeve sportive, që janë të dënueshme si dukuri negative në sport, dhe i favorizon vlerat e fer-play-t.

Ky ligj është në përputhshmëri të plotë me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (version i konsoliduar), GZ C 326/74, datë 26.10.2012, dhe është harmonizuar pjesërisht ne pjesët e aplikueshme për Republikën e Kosovës me Konventën Evropiane mbi Dhunën e Spektatorit dhe Sjelljen e Pahijshme në Ngjarjet sportive dhe në veçanti në Ndeshjet e Futbollit datë 1.11.1985 CETS, nr: 120.

MKRS-ja vlerëson se me miratimin e këtij ligji, krijohen kushte për mënyrën e organizimit të ngjarjeve sportive sipas normave ndërkombëtare. Ligji merr vlerë të veçantë duke ditur se Kosova tashëm është pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare sportive, prandaj nga në kërkohet përmbushja e standarde më të larta dhe konform normave ndërkombëtare.

Po ashtu, me miratimin e këtij ligji, atij për Sponsorizime, akteve nënligjore, MKRS-ja gradualisht po plotëson legjislacionin e fushës së sportit, duke respektuar normat më të larta ndërkombëtare.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...