Klopp flet për transferimin e Chamberlainit te Liverpooli

29 Dhjetor 2016 - 16:58      

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kategorikisht ka mohuar interesimin për Alex Oxlade-Chamberlain, duke i quajtur raportimet e fundit për transferimin e anglezit si të pavërteta.

Mediat angleze sot kanë raportuar se Liverpooli gjatë afatit do të tentojë transferimin e 22-vjeçarit, i cili është i zhgënjyer me paraqitjet e pakta në klubin londinez.

Oxlade-Chamberlain nuk është pjesë e planeve të Kloppit. Gjermani ka përsëritur qëndrimin e tij se do të shpenzojë vetëm për lojtarin e duhur.

“Zakonisht nuk flas rreth transferimeve, por mund të bëjë një përjashtim”, ka thënë Klopp në konferencën për media. “Është tërësisht e pavërtetë. Nuk është interesante ajo çfarë them unë. [Mediat] tashmë kanë raportuar dhe ju bëni çfarë të doni, por nga ana jonë – nuk kemi çfarë të shtojmë”.

“Mendova se kam dhënë mendimin tim për afatin e janarit. Anglishtja ime nuk është aq e mirë sa të përdori fjalë tjera. Prandaj dhe një herë, nëse ne mendojmë se një lojtar mund të na ndihmojë në janar, shkurt, mars, prill dhe maj, ndoshta do të veprojmë. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë [lojtar] i rëndësishëm për ne sivjet”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...