29 Dhjetor 2016 - 09:47
Sipas tij, Asambleja Komunale e Pejës ka votuar për ndarjen e parcelës për Qendrën Nacionale të Xhudos. Kjo është bërë falë marrëveshjes së Komunës së Pejës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit (MKRS) dhe me Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK). Kuka ka thënë se është shumë i lumtur që Kosova do të ketë qendrën e saj nacionale të xhudos, pasi ka pasur nevojë për një të tillë. Kjo qendër do të ndërtohet nga Qeveria e Kosovës, kurse punimet për ndërtimin e saj do të nisin vitin tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
“Propozimi është aprovuar dhe tashmë parcela për këtë qendër është ndarë. Falënderoj të gjithë që e kanë mundësuar këtë, pasi tash e tutje xhudoja do ta ketë shtëpinë e vet dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Kuka për gazetën.
Kuka ka bërë të ditur se ndërtimi i qendrës do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...