29 Dhjetor 2016 - 09:00
Ende është në fazën e formimit të ekipit dhe të testimit të lojtarëve, ndonëse i kanë mbetur vetëm edhe tre muaj në dispozicion, para se të nisin eliminatorët.
Për të formuar ekipin, Përfaqësuesja U-21 është duke mbajtur grumbullim në Durrës, kryesisht me lojtarë që luajnë në klubet e huaja. Prekazi shpreson që nga ky grup i lojtarëve që është duke i testuar të nxjerrë një listë përfundimtare, por ai llogarit edhe në disa lojtarë nën moshën 21-vjeçare që janë pjesë e ekipit “A” të Kosovës.
Përfaqësuesja “A” ka disa të tillë, si Milot Rashica, Ardian Ismajli, Bersant Celina, Valmir Sulejmani, Labinot Kabashi dhe disa të tjerë ,por trajneri i ekipit të parë, Albert Bunjaki, nuk mendon se është ide e mirë që të japë lojtarë për ekipin Shpresa.
Ekipi i tij përbëhet kryesisht nga lojtarë të rinj. “Llogarisim edhe në ndonjë lojtar të ekipit ‘A’ të Kosovës. Ne bisedojmë me përzgjedhësin Bunjaki rregullisht, si unë, si përzgjedhësit e U-19 e U-17. Këto janë normale”, ka thënë Prekazi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...