28 Dhjetor 2016 - 22:35
Virgil Van Dijk i dha epërsinë Southamptonit qysh në minutën e dytë. Kjo epërsi zgjati deri në minutën e 19-të kur Dele Alli shënoi me kokë për 1 me 1, dhe rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Tottenhami shënoi edhe tre herë. Harry Kane realizoi i pari për 2 me 1 në minutën e 52-të, ndërsa në fund shënuan edhe Heung-Min Son e Dele Alli.
Sotoni mbylli takimin me një futbollist më pak pasi Nathan Redmond u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57-të. Penaltinë nuk e shndërroi në gol Harry Kane që gjuajti mbi portë.
Pas 18 ndeshjeve, Tottenhami ka 36 pikë në tabelë, një më pak se Arsenali që është i katërti. 39 ka Manchester City në pozitën e tretë e 40 Liverpooli si i dyti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...